Manchester City i pandalshëm nër merkato (FOTO)

Pas dështimit në vitin e parë te Manchester City, Pep Guardiola po planifikon të bëjë një super merkato këtë verë për të fituar tituj në Angli.

Sport

18/06/2017 10:01

Trajneri spanjoll ka piketuar dy lojtarë që sipas tij do ta ndihmojnë ekipin e City-it të rikthehet më i fortë se kurrë për të luftuar për titullin kampion në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Pier Emeric Aubameyang dhe Dani Alvesh, të cilët do të largohen nga skuadrat e tyre respektive ku luajnë për të vijuar karrierën diku tjetër.

Dani Alves pritet të vijë si transferim i lirë, ndërsa për sulmuesin nga Gaboni, Guardiola do të ofrojë plot 70 milionë euro.