Manchester City i ka gati 37 milionë për Fabregas

Manchester City e ka bërë gati një ofertë prej 37 milionë eurosh për Cesc Fabregas. Mesfushori spanjoll do të largohet nga Barcelona dhe mund të rikthehet në Premierligë.

Sport

03/06/2014 11:45

Manchester City është duke e përgatitur një ofertë të majme prej 37 milionë eurosh për Cesc Fabregas, njofton Goal.com.

Kampioni aktual i Premierligës është ekipi më i vendosur për ta transferuar ish futbollistin e Arsenalit.

27 vjeçari pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës, pasi nuk gjeti hapësira të mjaftueshme në eksperiencën e deritashme, prandaj ai mund të rikthehet në Premierligë.

Përpos Cityt, interesim për përfaqësuesin spanjoll ka shfaqur edhe Manchester United, por edhe Liverpooli e Arsenali, që synon të kthejë në Londër.

Gjithashtu Chelsea e sheh zëvendësues ideal të Frank Lampard, i cili u largua nga skuadra londineze, pas eksperiencës 13 vjeçare.