Manchester City blindon talentin e skuadrës

Tinejxheri i Manchester City, Phil Foden ka arritur marrëveshje të re me skuadrën kampione të Anglisë.

Sport

10/12/2018 20:35

Njëri nga talentët më premtues të futbollit evropian ka vazhduar qëndrimin në “Etihad” deri në vitin 2024, kanë bërë të ditur faqja zyrtare e Man City, transmeton lajmi.net.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi siguruar shërbimet e Phil për pesë vitet e ardhshme” ka thënë Tixiki Begirstain, drejtori sportiv i skuadrës.

“Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe ai është me Manchester City, pikërisht aty ku dëshironte të luante futboll” ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Phil Foden është një prej të preferuarve të trajnerit Pep Guardiola. /Lajmi.net/