Manaj transferohet atje ku askush se ka pritur

Bundesliga gjermane mund të jetë e ardhmja e Rey Manajt.

Sport

08/01/2017 23:28

Sipas raportimeve të ‘GianlucaDiMarzio’, sulmuesi shqiptar që është në pronësi të Interit po kërkohet në Bundesligën gjermane, përcjell lajmi.net.

Është skuadra e Ingolstadt që ka shprehur dëshirë për sulmuesin që pjesën e parë të sezonit e kaloi në huazim te Pescara në Serie A, ku në 12 paraqitje ka realizuar 2 gola.

Në ditët në vazhdim pritet që gjermanët të bëjnë edhe një ofertë zyrtare te Interi për Manajn.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6