Manaj shënon golin e parë në fanellën e Granadas në Spanjë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Granadës në Segunda Divizion, që pas transferimit nga Pisa.

Sport

21/10/2017 20:40

20-vjeçari nga Lushnja shënoi golin e tretë në minutën e 90-të në fitoren 1-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Numancias.

Manaj e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë në minutën e 80-të. Vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për ta dërguar topin në rrjetë pas asistit të Machis.

Golin e Manajt mund ta shikoni në videon e mëposhtme.