Manaj largohet nga Interi

Rey Manaj nuk është më një futbollist i Interit.

Sport

30/06/2018 19:39

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me ekipin spanjoll Albacete, skuadër e kategorisë së dytë.

Manaj luajti sezonin e kaluar i huazuar po në Spanjë, te Granada.

Në këtë skuadër ai zhvilloi 19 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.