Man Utd zgjatë kontratën e Martial

Manchester United ka shfrytëzuar mundësinë për zgjatjen e kontratës së Anthony Martial edhe për një vit.

Sport

17/12/2018 21:30

Kontrata e 23 vjeçarit përfundon në verën e ardhshme por tashmë ajo do të shtyhet deri në vitin 2020, shkruan “BBC”, transmeton lajmi.net.

Një veprim të tillë, “djajtë e kuq” e kishin bërë edhe me portierin David de Gea, një muaj më parë.

Përfaqësuesit e Martial do të vazhdojnë bisedimet me drejtuesit e skuadrës për një kontratë të re, e cila do ta tejkalonte këtë të shtyrën që skadon më 2020.

Francezi kishte kaluar tek United në vitin 2015, nga Monaco, për shumën e 40 milionë eurove, duke u bërë asokohe tinejxheri më i ri në sport. /Lajmi.net/