Man Utd me vendim zyrtar për Van Gaal

Manchester United ka njoftuar se Louis van Gaal nuk do të jetë më menaxher i skuadrës.

Sport

23/05/2016 21:52

Man Utd edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Louis van Gaal, përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Klubi nga “Old Trafford” ka njoftuar se pasardhësi i holandezit do të bëhet i ditur së shpejti.

United e kanë falenderuar Van Gaalin për punën e bërë dhe suksesin e arritur në FA Cup, duke i uruar çdo të mirë në të ardhmen

.