Man Utd vazhdon me formë të lartë, merr fitore të pastër edhe ndaj Fulhamit

Manchester United ka vazhduar serinë e rezultateve të mira nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sport

09/02/2019 15:23

‘Djajtë e Kuq’ janë kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në ‘Craven Cottage’ në Londër, ku kanë mposhtur me rezultat të pastër 0-3 Fulhamin e Claudio Ranierit, shkruan lajmi.net.

Lojtari i ndeshjes te skuadra nga ‘Old Trafford’ ishte Paul Pogba, që realizoi dy gola.

Ishte pikërisht Pogba që në minutën e 14’ shënoi për 0-1.

Sulmuesi Anthony Martial në minutën e 23’, dyfishoi epërsinë me një gol të bukur.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes sërish Pogba, që shënoi nga penalltia për 0-3.

Me këtë fitore, Manchester United renditet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme takohet me rivalët e Liverpool./Lajmi.net/