Man Utd u ofron kontrata dy ‘rebelëve’ të skuadrës

Manchester United dëshiron t’i blindojë disa lojtarë.

Merkato

20/12/2018 15:33

Manchester United e di se është në rrezik t’i humbet disa lojtarë, andaj po u ofron kontrata të reja.

Sipas ‘The Sun’, David de Gea dhe Anthony Martial, kanë kontratat në tavolinë, përcjell “lajmi.net”.

Që të dy lojtarët ende nuk janë bindur që ta nënshkruajnë kontratën e re edhe pas largimit të Jose Mourinhos.

Martial ka kohë që po e kërkon largimin, ndërsa De Gea thuhet se e preferon kalimin te Juventus. /Lajmi.net/