Man Utd transferon sulmues për 190 milionë euro

Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë deri në 190 milionë euro për blerjen e Harry Kane.

Sport

13/10/2017 14:40

Manchester United është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

“The Sun” shkruan se Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë deri në 190 milionë euro për blerjen e reprezentuesit anglez.

Kane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni për “Spurs”, përcjell “lajmi.net”.

Por, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Tottenham, pasi Manchester United dëshiron ta bashkojë në sulm me Romelu Lukakun për edicionin e ri. /Lajmi.net/