Man Utd – Tottenham, vendos Alderweirled

Toby Alderweirled ka injoruar interesimin nga Man Utd, duke konfirmuar qëndrimin, te skuadra e "Spurs".

Sport

13/06/2018 10:53

Toby Alderweirled ka vendosur të mbetet në Tottenham Hotspur.

“Sky Sports News” shkruan se mbrojtësi ka injoruar interesimin nga Man Utd, duke konfirmuar qëndrimin, te skuadra e “Spurs”.

Alderweirled ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Tottenham në sezonin e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij pritet të vazhdojë të jetë te klubi londinez. /Lajmi.net/