Man Utd – Toni Kroos, lexoni çfarë ka ndodhur në vitin 2014

Toni Kroos ka mundur të jetë një lojtar i Manchester United.

Sport

27/11/2018 16:33

Mesfushori gjerman që ka fituar radhazi tre tituj të Ligës së Kampionëve, sot ka mundur të jetë lojtari Manchester United.

28 vjeçari në vitin 2014 u largua nga Bayern Munich, për t’u transferuar te Real Madrid në La Liga.

Ish trajneri i Manchester United në vitin 2014, David Moyes, ka zbuluar disa prapaskena interesante, me Toni Kroos që ishte afër skuadrës nga ‘Old Trafford’.

“Toni Kroos kishte rënë dakord të vinte te Manchester United. Unë e kam takuar atë dhe gruan e tij kur ishin pjesë e Bayern Munich”, ka deklaruar Moyes./Lajmi.net/