Man Utd syon Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes beson se skuadra e tij mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, pavarësisht formës së dobët në Premierligë. Skuadra e skocezit ka dështuar të paraqet kandidaturë për mbrojtjen e titullit pasi aktualisht kanë 15 pikë më pak se lideri Chelsea. Por, derisa shanset në Premierligë i kanë humbur,…

Sport

23/02/2014 13:00

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes beson se skuadra e tij mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, pavarësisht formës së dobët në Premierligë.

Skuadra e skocezit ka dështuar të paraqet kandidaturë për mbrojtjen e titullit pasi aktualisht kanë 15 pikë më pak se lideri Chelsea.

Por, derisa shanset në Premierligë i kanë humbur, United shpreson se mund të shkojë larg në garën kryesore kontinentale për klube derisa takohen me Olympiakosin të martën në ballafaqimin e parë të fazës eliminatore.

“Nuk është gjithmonë se ekipet më të mira shkojnë në finale në Evropë. Liverpool më 2005 na jep shpresë, por në cilëndo garë të kupës ju gjithmonë keni një shans”, deklaroi Moyes.

“E dija se do të ishte një garë e vështirë edhe para se të fillonte. Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe PSG janë top klube”.