Man UTD synon ish mbrojtësin e Chelsea

Manchester United vazhdon “gjuetinë” për një lojtar të fazës defanzive.

Sport

15/10/2018 23:29

Së fundmi raportime nga “The Telegraph” thonë se United është në kërkim të lojtarit Bournemouth, Nathan Ake, përcjell lajmi.net.

Së pari, duhet pritur vendimi nga Chelsea, nëse ata kanë ndonjë interesim për lojtarin, pasi kur Ake kaloi nga Chelsea në Bournemouth, marrëveshja ishte që në rast largimi nga Bourne, Chelsea ka të drejtën e blerjës së pari.

Mbrojtësi kaloi nga Chelsea për në Bournemouth për shumën e 24 milionë eurove.

Aktualisht ai ka vlerën e rreth 40 milionë eurove. Kjo pra është shuma që United duhet të paguaj për shërbimet e lojtarit. /Lajmi.net/