lajmi.net

Man Utd s’ka shans kundër Bayernit

Ish ylli i Bayern Munichut, Mario Basler ka thënë se nuk ka shanse që ish skuadra e tij të humb nga Manchester United. Basel shënoi golin e parë në finalen e Ligës së Kampionëve më 1999 para se Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer të kundërpërgjigjeshin për Unitedin krejt në fund. Dy gjigantët takohen sërish…

Sport

01/04/2014 12:45

Ish ylli i Bayern Munichut, Mario Basler ka thënë se nuk ka shanse që ish skuadra e tij të humb nga Manchester United.

Basel shënoi golin e parë në finalen e Ligës së Kampionëve më 1999 para se Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer të kundërpërgjigjeshin për Unitedin krejt në fund.

Dy gjigantët takohen sërish sonte në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve me Bayernin tashmë të shpallur kampion i Bundesligës kurse United me shumë telashe në Premierligë. Basel e ka një ide të thjeshtë për parashikimin e sfidës.

“Shumëçka do të varet nga forma e ekipeve në atë mbrëmje, por nuk mendoj se Bayern do të humb nga United, as që më shkon mendja fare”, deklaroi Basel për uebfaqen zyrtare të Bundesligës.

“Çdo skuadër që arrin në çerekfinale është e rrezikshme por Bayern është ende favorit i qartë për mua, edhe pse ekipi i Unitedit është i fortë”, u shpreh ai. Dueli i parë zhvillohet sonte në Old Trafford kurse ai i kthimit në Allianz Arena më 9 prill.

Man Utd s’ka shans kundër Bayernit

Steve McManaman mendon se Manchester United nuk ka shans të fitojë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi i Premierligës do të ndeshet me ekipin e Pep Guardiolës, ku gjiganti bavarez është favorit absolut për të kaluar tutje pas formës së dobët të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni.…

Sport

26/03/2014 16:00

Steve McManaman mendon se Manchester United nuk ka shans të fitojë kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Premierligës do të ndeshet me ekipin e Pep Guardiolës, ku gjiganti bavarez është favorit absolut për të kaluar tutje pas formës së dobët të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni.

McManaman, i cili gjatë karrierës së tij luajti për rivalin e Unitedit, Liverpool, para se të fitonte Ligën e Kampionëve me Realin, pret kualifikimin e Bayernit në gjysmëfinale.

“A mundet United të mposht Bayernin? Jo, ata nuk kanë shans”, u shpreh ai.

“Bayern Munich ka skuadër të mrekullueshme, ka kaluar mbi 50 ndeshje pa humbje që është një rekord i jashtëzakonshëm. Ata janë favorit për Ligën e Kampionëve”.

LM