Man Utd s’ka kualitet, përveç Januzajt

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville ka kritikuar ekipin e menaxherit David Moyes pas eliminimit në gjysmëfinale të Capital One Cup. Kampioni i Premierligës nuk arriti të shkojë në finale për t’u ballafaquar me rivalin e qytetit Manchester City, pasi humbi pas penalltive nga Sunderland në Old Trafford të mërkurën mbrëma. Dhe, Neville është…

Sport

23/01/2014 22:37

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville ka kritikuar ekipin e menaxherit David Moyes pas eliminimit në gjysmëfinale të Capital One Cup.

Kampioni i Premierligës nuk arriti të shkojë në finale për t’u ballafaquar me rivalin e qytetit Manchester City, pasi humbi pas penalltive nga Sunderland në Old Trafford të mërkurën mbrëma.

Dhe, Neville është i pakënaqur me rezultatet e ekipit dhe kritikon skuadrën për mungesë të kualitetit.

“Skuadra nuk ka kualitet të mjaftueshëm, është e thjeshtë. Nuk ka kreativitet të mjaftueshëm në çerekun e fundit të fushës, tempi nuk është i shpejtë sa duhet. Rooney dhe Van Persie janë mungesa të mëdha në ndeshje si kjo kundër Sunderlandit”, deklaroi Neville, raporton hereisthecity.com.

Neville lavdëron vetëm Januzajn

Neville sugjeroi se i vetmi futbollist i Unitedit që nuk meriton kritika është mesfushori kosovar Adnan Januzaj i cili sërish shfaqi paraqitje të mirë, para se të humbiste penalltinë.

“Ai është i vetmi futbollist kualitativ për momentin, Januzaj. Ai është i vetmi që duket se ka përqendrimin për të bërë një pasim ose veprim tjetër të duhur në çerekun e tretë. Të gjithë të tjerët duken të tensionuar. Kjo mendoj se është kompliment i madh për të, por edhe presion i madh”, përfundoi Neville.