Man Utd shet De Gean, sjell zëvendësimin nga Barcelona

Manchester United ka identifikuar zëvendësuesin e David de Geas.

Sport

16/05/2018 11:53

Manchester United është i gatshëm të paguajë deri në 100 milionë euro për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Gjermani shikohet si pasuesi ideal i David de Geas, e ardhmja e të cilit është ende në dyshim në “Old Trafford”.

Numri 1 i portës së “Djajve” lidhet me një kalim të mundshëm te gjigantët spanjollë të Real Madrid, por pavarësisht zërave, deri tani nuk ka asgjë konkrete, përcjell “SS”.

Megjithatë, nëse një lëvizje e tillë ndodh, Jose Mourinho nuk dëshiron të jetë i pa përgatitur, duke përzgjedhur menjëherë emrin që do t’i besonte portën.