Man Utd shet De Gean, blen Balen

Manchester United është i gatshëm të sakfirikojë portierin David de Gea, në mënyrë që të sigurojë transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale.

Sport

18/03/2015 08:51

David de Gea mund të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri spanjoll kërkohet nga Real Madrid.

Por, sipas tabloidit “Daily Star”, menaxheri i “Red Devils”, Louis van Gaal është i gatshëm të sakfirikojë De Gean, për të arritur deri tek Gareth Bale.

Ylli uellsian është objektiv i gjigantit anglez, që është i gatshëm të ofrojë De Gean si pjesë e marrëveshjes.

Si do të përfundojë krejt kjo, mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit.