Man UTD shënjestron lojtarin nga Serie A, ofron 60 milionë
Manchester United duket se më në fund do të intervenoj në fazën defanzive të skuadrës.
Sport
Së fundmi është bërë e ditur se ata po përgatisin një ofertë të majme për yllin e Fiorentinas, Nikola Milenkovic.
“Djajtë e kuq” sipas “La Nazione” janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Jose Mourinho ka si target kryesor lojtarin, pasi përcolli nga afër edhe performancen e tij në ndeshjen Mali i Zi – Serbia. /Lajmi.net/