Man Utd: Sezoni për Ibrën dhe Rojon ka përfunduar

Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo nuk do të mund të ndihmojnë Manchester Unitedin për pjesën tjetër të sezonit.

Sport

22/04/2017 18:14

Skuadra angleze ka dalë për herë të parë me rezultatet për shkallën e lëndimit të të dy futbollistëve.

Në njoftimin e Unitedit, thuhet se Ibrahimovic dhe Rojo, kanë këputur ligamentet, dhe për të dy ata, ky edicion ka përfunduar.

Ibra dhe Rojo u lënduan në ndeshjen që Unitedi e fitoi 2:1 ndaj Anderlechtit në Europa League./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy