Man Utd – Ronaldo, ky është lajmi i fundit

Edhe pse është 32 vjeçar, Cristiano Ronaldo më së miri këtë vit e ka dëshmuar se mund të luaj në nivele të larta, duke e udhëhequr Real Madridin në triumfe të mëdha, si Liga e Kampionëve dhe La Liga.

Sport

16/06/2017 21:35

Por, këto suksese do t’i takojnë së kaluarës, pasi portugezi ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Një nga destinacionet e ardhshme mund të jetë Manchester United.

Në Angli raportohet se Manchester United është i gatshëm të nis bisedimet si me lojtarin po ashtu edhe me Real Madridin.

Pikërisht nga Manchester United në vitin 2009, Cristiano Ronaldo i ishte bashkuar Real Madridit./Lajmi.net/