Man Utd rivalizon Barcën dhe Tottenhamin për Adrien Rabiot

Manchester United është futur në garë për nënshkrimin me yllin e Paris Saint Germain, Adrien Rabiot.

Sport

11/02/2019 19:45

Francezi është në përfundim të kontratës dhe është ‘përjashtuar’ nga formacioni i skuadrës së udhëhequr nga Thomas Tuchel.

Ai nuk ka luajtur me PSG që nga 11 dhjetori kur bëri të ditur se nuk do të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, United tani janë futur në garë me Tottenham dhe Barcelona për 23 vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Manchester United po provon që të ‘rimbush’ mesfushën, pas largimit të Marouane Fellainit në drejtim të superligës kineze.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Adrien Rabiot për të ardhmen. Barca qëndron favorite. /Lajmi.net/