Man Utd rivalizon Barcelonën për Kloppin

Gjigantët e Evropës janë duke zhvilluar betejë për sigurimin e shërbimeve të Jurgen Kloppit. Pas Barcelonës, edhe Manchester United ka shprehur interesim për angazhimin e trajnerit të Borussia Dortmundit. Sipas tabloidit britanik Mirror, strategu gjerman është objektivi kryesor i drejtuesve të gjigantit nga Old Trafford, në rast se David Moyes shkarkohet në fund të këtij…

Sport

15/04/2014 12:25

Gjigantët e Evropës janë duke zhvilluar betejë për sigurimin e shërbimeve të Jurgen Kloppit.

Pas Barcelonës, edhe Manchester United ka shprehur interesim për angazhimin e trajnerit të Borussia Dortmundit.

Sipas tabloidit britanik Mirror, strategu gjerman është objektivi kryesor i drejtuesve të gjigantit nga Old Trafford, në rast se David Moyes shkarkohet në fund të këtij sezoni. Moyes është duke kaluar një edicion dëshpërues në detyrë, në vitin e tij të parë në United, pas zëvendësimit të pensionuarit Sir Alex Ferguson.

Në mesin e kandidatëve të tjerë për bankinën e Unitedit është edhe Louis van Gaal.

Selektori i Holandës – i cili do të largohet nga detyra pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil – kërkohet edhe nga Tottenham.