Man Utd rikthen Van der Sarin

Edwin van der Sar mund të rikthehet në Manchester United, pas emërimit të Louis van Gaalit në postin e menaxherit, në rolin e trajnerit të portierëve.

Sport

15/05/2014 09:32

Manchester United mund të vendos të emërojë ish numrin 1, Edwin Van der Sar në rolin e trajnerit të portierëve në verë.

Chris Woods, që aktualisht ushtron atë detyrë, ishte sjellë në klub nga David Moyes por pritet të largohet brenda kësaj jave pas shkarkimit të strategut skocez.

Van der Sar kishte marrë ofertë për rolin në fjalë nga Sir Alex Ferguson para se të pensionohej nga futbolli më 2011, por e refuzoi atë sepse dëshironte të kalonte më tepër kohë me familjen.

Ish reprezentuesi holandez mbeti ambasador i klubit, mirëpo mori Masters në menaxhment sportiv para se të angazhohej si drejtor i marketingut në Ajax.

Por, Louis van Gaal që pritet të emërohet menaxher i ri i Manchester Unitedit dhe punoi me Van der Sarin në Ajax në edicionin triumfues të Ligës së Kampionëve më 1996 mund të bind 43-vjeçarin që të rikthehet në Old Trafford.

Van der Sar ishte anëtar i Unitedit gjatë periudhës 2005-2011.