Man Utd, rekord ofertë për Barkleyn

Manchester United është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një ofertë rekorde të klubit prej 50 milionë funtesh për yllin e Evertonit, Ross Barkley. 20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon dhe ka zgjuar interesim nga ish menaxheri, David Moyes. Sipas Manchester Evening News, strategu nga Old Trafford beson se 50 milionë funte…

Sport

30/12/2013 11:50

Manchester United është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një ofertë rekorde të klubit prej 50 milionë funtesh për yllin e Evertonit, Ross Barkley.

20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon dhe ka zgjuar interesim nga ish menaxheri, David Moyes.

Sipas Manchester Evening News, strategu nga Old Trafford beson se 50 milionë funte do të mjaftojnë që Everton të negociojë shitjen e talentit, edhe pse menaxheri Roberto Martinez ka insistuar se nuk do të lejojë largimin e Barkleyt as për rekord 86 milionë funte.

Transferimi do të jetë i vështirë pasi Everton dhe United kanë marrëdhënie të tensionuara për shkak të interesimit të kampionit në fuqi për dyshen Leighton Baines dhe Marouane Fellaini gjatë verës, duke transferuar këtë të fundit.