Man Utd – Real Madrid, do të thyejë rekord

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit në International Champions Cup do të jetë ballafaqimi me numrin më të madh të shikuesve në një ndeshje të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

01/08/2014 19:04

Ballafaqimi i Manchester Unitedit me Real Madridin në International Champions Cup të shtunën pritet të zgjojë shikueshmërinë më të madhe në histori të një ndeshje të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arena në Michigan pritet të mirëpres 109 mijë tifozë. Secili prej tyre do të ketë rastin të shikojë disa prej futbollistëve më të mirë në botë të dy prej skuadrave më të mëdha në planet.

Nëse Amerika nuk e ‘kupton’ futbollin as pas këtij dueli, atëherë me gjasë nuk do ta kuptojë kurrë. Shumë amerikanë e kanë të vështirë të tregojnë se kush është Wayne Rooney e cili është Ronaldo portugez ose ai brazilian.

Forbes, magazina amerikane e biznesit ka publikuar renditjen e top 10 klubeve më të mëdha në botë dhe United e Real gjenden në dy prej tri pozitave të para.