Man Utd prezanton fanellën e parë për sezonin e ri

Manchester United me Adidasin kanë prezantuar fanellën e parë për edicionin e ri.

Sport

17/07/2018 11:15

Adidas Football sot i ka zbuluar fanellat e para të Manchester Unitedit për stinorin 2018/19.

Ngjyra mbizotëruese, si zakonisht, do të jetë e kuqja, por që bëhet më e ndezur duke shkuar drejt fundit, ku shfaqen një seri vizash horizontale të zeza.

Fanellat janë të dizajnuara në bazë të historisë së klubit të përziera me teknologjinë moderne nga Adidas.

Për herë të parë fanellat do të veshën gjatë ndeshjeve të turneut në SHBA.