Man Utd premton përforcime

Manchester United do të përforcohet gjatë kësaj vere. Presidenti Ed Woodward i ka në kokë idetë e qarta se cilët futbollistë mund të zbarkojnë në Old Trafford gjatë kësaj vere.

Sport

21/07/2014 09:58

Presidenti i Manchester Unitedit, Ed Woodward dëshiron ta ndërtojë një skuadër të aftë për t’u rikthyer në majat e Premierligës dhe Evropës.

Luke Shaw e Ander Herrera janë blerjet e para të ‘Djajve të Kuq’, të cilët nuk do të ndalen me keaq.

Klubi anglez pritet të sjell përforcime të reja për trajnerin e ri, Louis Van Gaal.

I pari në listën e të kërkuarve është Arturo Vidal. “Kemi biseduar për disa javë me Louis për t’i veçuar objektivat e verës. Jemi duke punuar për t’i arritur ato. Jemi ende atraksion për lojtarët e mëdhenj”, ka thënë numri 1 i klubit anglez.

“Ka angazhim të madh nga ana e tërë stafit për t’u kthyer në maja. Jemi të gatshëm të investojmë. Nuk ka një buxhet fiks. Financiarisht jemi shumë të fortë dhe fondet janë në dispozicion”, vazhdoi ai.

“Këtë vit nuk jemi në Evropë, kështu që do të ketë më pak ndeshje dhe Van Gaal e do një skuadër me pak lojtarë. Njëjtë siç ka bërë Liverpooli”, shtoi ai.

“Jemi një skuadër që duhet të jetë absolutisht në Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që tifozët tanë duan, kjo është ajo që lojtarët tanë e duan dhe çdo anëtar i United. Duhet t’u kthehemi fitoreve dhe sukseseve. Jemi këtu për të fituar trofe dhe për të arritur objektiva”, përfundoi ai.