Man Utd po shitet për 4 miliardë funte

Manchester United është në listën e klubeve që mund të shitet.

Sport

15/10/2018 14:26

Manchester United në vitet e fundit po i mungon suksesi, por ata duhet të rikthehen fuqishëm.

“Djajtë e Kuq” me gjasë do të ndërrojnë pronar, pasi kanë marr një ofertë të majme nga Lindja e Mesme, përcjell “lajmi.net”.

Sipas medieve në Angli, Manchester United mund të shitet për 4 miliardë funte, ofertë kjo që vështirë se mund të refuzohet nga kryesia e klubit anglez.

Disa persona nga Arabia Saudite janë të gatshëm që të investojnë shuma të mëdha në klub, vetëm që të kthehet në majat e futbollit. /Lajmi.net/