“Man Utd po fyehet rëndë nga Romelu Lukaku”

Romelu Lukaku ka bërë disa deklarata mjaftë interesante në këto ditët e fundit.

Sport

18/10/2018 19:12

Në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, Romelu Lukaku ka thënë se ai do të dëshironte të kalonte në SerieA, me theks të veçantë te Juventusi.

Mirëpo, kjo deklaratë e blegut nuk i ka pëlqyer ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Pallister, që ka thënë se ai është mosrespekt.

“Kjo është fyese dhe mosrespektuese kur ju filloni të flisni për klubet tjera”, ka thënë Pallister, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse e keni mendjen te një klub tjetër, është një problem i madh, sidomos kur klubi po kalon nëpër një krizë të tillë dhe ju bëni aso deklarat, është vërtetë mosrespektuese”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Manchester United. /Lajmi.net/