Man Utd po e transferon top yllin e PSV-së

Manchester United e ka gati siç duket transferimin e parë për këtë afat.

Merkato

16/01/2019 11:34

Manchester United po e kërkon një sulmues, pas formës së dobët që po tregon Romelu Lukaku.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ transferimin e sulmuesit të PSV-së, Steven Bergwijn, përcjell lajmi.net.

Për transferimin e sulmuesit holandez, Manchester United do t’i paguajë plotë 30 milionë euro.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitjet në këtë sezon, ndërsa ka pranuar të transferohet te skuadra angleze. /Lajmi.net/