Man Utd po e transferon sensacionin e Evropës

Manchester United po e kërkon një sulmues në këtë afat.

Merkato

22/01/2019 10:05

Manchester United dëshiron ta transferojë një sulmues, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk ka besim në Romelu Lukakun.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke e monitoruar Steven Bergwijn nga PSV, ndërsa pritet oferta e parë në këtë javë, përcjell lajmi.net.

21-vjeçari është i joshur nga interesimi i Manchester United, andaj mund të largohet nga skuadra holandeze.

Skuadra angleze ka më pak se 10 ditë kohë për ta transferuar sulmuesin, pasi afti mbyllet më 1 shkurt. /Lajmi.net/