Man Utd po e transferon ‘bishën’ më në fund

Manchester United është shumë afër ta realizoj transferimin e shumë pritur.

Merkato

06/11/2018 14:59

Ivan Perisic është gjithnjë e më afër largimit nga Interi, kështu Manchester United është hedhur në sulm.

‘Djajtë e Kuq’ ka kohë që e duan transferimin e kroatit, andaj në janar do të tentojnë sërish, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘The Indipedent’, Jose Mourinho ka kërkuar nga Manchester United që me çdo kusht të transferohet Perisic në ‘Old Trafford’.

Portugezi ka në dispozicion 100 milionë euro për janar në transferime, mirëpo duhet sakrifikuar edhe ndonjë lojtarë për t’i marr shërbimet e kroatit. /Lajmi.net/