Man Utd po bëhet klubi më i pasur në botë

Manchester United po përgatitet që të ndryshojë pronar.

Sport

17/02/2019 21:36

Manchester United është shumë afër të shitet te një sheik nga Lindja e Mesme.

Muhammed bin Salman është gati të paguajë 4.3 miliardë euro për të marrë klubin më me shumë trofe në Angli, përcjell lajmi.net.

Bin Salman thuhet se dëshiron të blejë Unitedin për të konkurruar me Cityn, i cili kontrollohet nga Sheik Mansur nga familja mbretërore e Abu Dabit.

Familja mbretërore saudite njihet si një investitor i madh në sport. Ajo është përfshirë në Formula 1 dhe WWE, por përfshirja më e madhe në sport ishte ndalimi i televizionit të Katarit BeIn SPORT për të transmetuar ndeshjet e Premierligës në vendin e tyre. /Lajmi.net/