Man Utd planifikon Strootmanin

Manchester United do të tentojë blerjen e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman. Menaxheri i yllit holandez ka pranuar se klienti i tij vlerësohet nga Louis van Gaal.

Sport

04/06/2014 19:28

Menaxheri i mesfushorit Kevin Strootman ka bërë të ditur se Louis van Gaal është i interesuar për transferimin e yllit të Romës, edhe pse ende nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar mes Manchester Unitedit dhe klubit italian.

Strategu i ri i gjigantit nga Old Trafford e ka përfshirë 24-vjeçarin në listën e gjashtë objektivave të dëshiruara për transferim, mirëpo Strootman është aktualisht duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i gjurit.

Strootman dhe Val Gaal kanë krijuar një raport të shëndoshë nga Kombëtarja e Holandës, por menaxheri Chiel Dekker insistoi se shitja e klientit të tij do të varet nga gatishmëria e Romës.

“Ai nuk do të luajë deri në vjeshtë, ky është orari për momentin”, deklaroi Dekker për The Guardian. “Ekziston interesimi nga Louis van Gaal, por klubet nuk janë në asnjë fazë të bisedimeve mes vete”, u shpreh ai.