Man Utd – Perisic, vendimi i fundit nga Inter

Inter ka refuzuar interesimin nga Man Utd për blerjen e sulmuesit kroat, Ivan Perisic, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

26/07/2018 11:48

Ivan Perisic nuk është në shitje.

“Corriere dello Sport” raporton se Inter ka refuzuar interesimin nga Man Utd për blerjen e sulmuesit kroat, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Perisic ishte objektiv i “Red Devils” edhe në verën e vitit të kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Nerazzurrët” dëshirojnë ta sigurojnë të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/