Man Utd përgjum Fergusonin

Manchester United është duke luajtur aq dobët sa që ish menaxherin Sir Alex Ferguson po e merr gjumi duke i shikuar. Kampioni në fuqi i Premierligës nuk fitoi as kundër skuadrës së fundit në renditje, Fulham, duke barazuar 2:2 në Old Trafford. Darren Bent shënoi në minutën e 94’të duke ia mohuar fitoren vendasve që…

Sport

09/02/2014 21:10

Manchester United është duke luajtur aq dobët sa që ish menaxherin Sir Alex Ferguson po e merr gjumi duke i shikuar.

Kampioni në fuqi i Premierligës nuk fitoi as kundër skuadrës së fundit në renditje, Fulham, duke barazuar 2:2 në Old Trafford.

Darren Bent shënoi në minutën e 94’të duke ia mohuar fitoren vendasve që ishin në disavantazh pas pjesës së parë por e përmbysën rezultatin – edhe pse përkohësisht – me golat nga Robin van Persie dhe Michael Carrick.

Por, fitorja sërish nuk erdhi dhe Ferguson, i cili shpeshherë përcjell ndeshjet e Unitedit nga tribunat, pas largimit nga detyra në fund të sezonit të kaluar, si kampion i Premierligës, nuk është dukur aspak i kënaqur me atë që ishte duke shikuar.

Madje në një moment ai dukej se do të flejë.