Man Utd për “shopping” në Serie A, kërkon qendër mbrojtës

Jose Mourinho duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet për shërbimet e një qendër mbrojtësi.

Sport

15/11/2018 23:57

Kësaj radhe, portugezi po synon të nënshkruajë me mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter ka refuzuar ofertë 60 milionëshe nga Manchester United, për shërbimet e mbrojtësit sllovak, transmeton lajmi.net.

Si opsion i dytë për “Special One”, mbetet Kalidou Koulibaly i Napolit.

Të dy mbrojtësit janë kërkuar me ngulm edhe gjatë verës nga skuadra angleze.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e “djajve të kuq” do të jenë në gjendje t’i plotësojnë dëshirat e Mourinhos. /Lajmi.net/