“Man Utd nuk kanë skuadër të fortë”

Ish mesfushori i  Manchester United mendon se skuadra aktuale e Jose Mourinhos nuk është edhe aq e fortë.

Sport

15/12/2018 18:34

Paul Ince është i mendimit se Jurgen Klopp ka në dispozicion një skuadër shumë më të mirë sesa portugezi Mourinho.

“Kur e shikon Liverpoolin, ata kanë një skuadër të fortë si dhe një bankë rezervë kualitative” ka thënë 51 vjeçari për “Mirror”, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë lojtarë të cilët mund të inkuadrohen dhe të bëjnë diferencën” ishin fjalët e ish mesfushorit.

“Sa i përket United, atyre u mungojnë disa lojtarë, dhe duhet të ftojnë Marouane Fellainin. Ata nuk kanë skuadër të fortë” ka thënë tutje Ince.

Të gjitha këto komente kanë ardhur në prag të super derbit, Manchester United – Liverpool.

Për këtë ndeshje, duket se Paul Ince ka vetëm një favorit dhe ata janë Liverpool. /Lajmi.net/