Man Utd, një hap më lartë se Reali

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, ka thënë se largimi nga Real Madrid dhe ardhja në Old Trafford është një hap më lartë në karrierën e tij.

Sport

04/10/2014 12:37

Mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Me Real Madridin pas vetes dhe Manchester Unitedin si shtëpia e tij e re.

I intervistuar nga faqja zyrtare e “Red Devils”, Angel Di Maria ka nxjerr bilancin e fazës së parë të karrierës së tij në Premierligë, ose më saktësisht në Old Trafford.

“Largimi nga Real Madrid dhe ardhja në një klub të madh si Manchester United më ka bërë mirë’, deklaroi Di Maria i cili u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të gjigantit anglez me vlerë prej 75 milionë euro.

“Transferimi këtu më ka bërë të zhvillohem si futbollist dhe përfaqëson një hap më lartë në karrierën time”, u shpreh ai.

Di Maria, nga Madridi në Manchester për të vazhduar të shkëlqejë.