Man Utd ngushëllohet me miqësore

Manchester United ka aranzhuar një numër të konsiderueshëm të ndeshjeve miqësore, nëse dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Krejt kjo me qëllim të fitojë më tepër para. Vetëm kualifikimi në garën kryesore kontinentale për klube thuhet se sjell rreth 40 milionë funte për secilin pjesëmarrës, ndërsa pagesat e tjera…

Sport

01/03/2014 12:00

Manchester United ka aranzhuar një numër të konsiderueshëm të ndeshjeve miqësore, nëse dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Krejt kjo me qëllim të fitojë më tepër para. Vetëm kualifikimi në garën kryesore kontinentale për klube thuhet se sjell rreth 40 milionë funte për secilin pjesëmarrës, ndërsa pagesat e tjera janë në dispozicion për secilin ballafaqim në fazën e mëtutjeshme.

United është në rrezik serioz të mos kualifikohet pasi aktualisht gjendet jashtë pesë pozitave të para në Premierligë, që nënkupton se mund të mbetet fare pa gara evropiane për klube. Mirëpo, klubi ka një plan B.

Derisa menaxheri David Moyes ka nevojë për para shtesë në mënyrë që të vazhdojë ndjekjen e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës, Daily Mirror, ka njoftuar se klubi tashmë është duke negociuar me shtete të ndryshme si SHBA, Katar, Suedi dhe Arabinë Saudite, si destinacione të mundshme të miqësoreve.

United në të kaluarën ka kërkuar 5.99 funte për ndeshje por tani thuhet se ato mund të kushtojnë deri në 10 funte, nëse klubi i humb paratë e Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Premierligës ka një bazë të gjerë të tifozëve anembanë botës dhe kjo garanton shikueshmëri të madhe të ndeshjeve, qofshin ato edhe miqësore.