Man Utd në pushim, Mourinho gjen një ‘punë’ të re

Jose Mourinho vizitoi fabrikën e madhe Jaguar për të marrë pjesë në reklamën e re të kompanisë së veturave.

Sport

16/11/2017 12:01

Jose Mourinho i shkëmbeu zhveshtoret e stadiumit Old Trafford për fabrikën e Jaguarit derisa menaxheri i Manchester United bëri një fjalim motivues për puntorët.

Strategu portugez vizitoi fabrikën e madhe për të marrë pjesë në reklamën e re të kompanisë së veturave.

Mourinho po ashtu veshi bluzën tradicionale me ngjyrë të gjelbër, përcjell “lajmi.net”.

Ai ndihmoi puntorët duke pastruar veturat e reja. /Lajmi.net/