Man Utd mposht Valencian për Van Gaalin

Manchester United mposhti Valencian me rezultat 2:1, në ndeshje miqësore që ishte edhe debutimi i menaxherit Louis van Gaal në Old Trafford.

Sport

12/08/2014 23:27

Manchester United mposhti Valencian me rezultat 2:1 në debutimin e Louis van Gaalit në Old Trafford, si menaxher i gjigantit anglez.

Pjesa e parë nuk solli gola kurse vendasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të nëpërmjet golit të Darren Fletchet.

Por, skuadra spanjolle u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në minutën e 71-të me golin e Rodrigo De Paul. Pesë minuta më vonë në lojë u inkuadrua Adnan Januzaj, i cili bëri paraqitjen e parë prej kur Van Gaal u emërua menaxher.

Goli i fitores për Unitedin u realizua nga rezervisti Marouane Fellaini në qastet e fundit të takimit. Ndërsa, në anën tjetër, mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi nuk debutoi për Valencian.