Man Utd mposht Barcelonën për Vermaelenin

Manchester United do ta fitojë garën me Barcelonën për transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

07/08/2014 09:40

Manchester United është më afër transferimit të Thomas Vermaelen pas njoftimeve se kanë paraqitur ofertë më të mirë se Barcelona.

Gjiganti katalan raportohet se ka shprehur gatishmëri të paguajë 10 milionë funte për qendërmbrojtësin belg.

Por, “Daily Mail” ka njoftuar se United do ta fitojë garën pasi ka ofruar 15 milionë funte për Vermaelenin, që do të largohet nga Emirates gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Arsenali do të preferonte shitjen e Vermaelenit jashtë Premierligës por paratë shtesë nga United do të jenë të vështira për t’u refuzuar e sidomos për faktin se klubi londinez do të duhet të shpenzojë në kërkim të një zëvendësuesimi.

United beson se mund të angazhojë Vermaelenin këtë verë pas dorëzimit në shpresë për angazhimin e Mats Hummels nga Borussia Dortmund.