Man Utd me vendim interesant për Pogban (FOTO)

Paul Pogba preferon të luajë basketboll në kohë të lirë. Por, Manchester United ia ka ndaluar deri në rikuperimin nga lëndimi.

Sport

04/10/2017 10:08

Manchester United i ka ndaluar Paul Pogbas të luajë basketboll gjatë periudhës së rikuperimit nga lëndimi.

“The Sun” raporton se stafi mjekësor i “Red Devils” ka kërkuar nga ylli francez të ketë kujdes të madh në rrugën e sanimit të lëndimit, përcjell “lajmi.net”.

Pogba preferon të luajë basketboll në kohë të lirë.

Por, klubi nga Old Trafford i ka ndaluar sportin tjetër në mënyrë që ai të rikuperohet sa më shpejtë nga lëndimi i rëndë. /Lajmi.net/