Man Utd me transferim gjigant nga rivali i Premierligës

Manchester United po e transferon një super lojtar në këtë afat.

Merkato

09/01/2019 13:08

Manchester United po e transferon përfundimisht Toby Alderweireld nga Tottenhami.

Spurs kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e mbrojtësit belg, ku duan ta transferojnë Joachim Anderen nga Sampdoria, përcjell lajmi.net.

Alderweireld është i gatshëm që të transferohet te Manchester United, ndërsa këta të fundit do të paguajnë 30 milionë euro.

Nga ana tjetër, Tottenham do të paguajë 40 milionë euro për mbrojtësin e skuadrës italiane. /Lajmi.net/