Man Utd me transferim 105 milionësh nga Serie A

Manchester United është i gatshëm të bëjë një transferim rreth 105 milionë euro në këtë afat.

Merkato

10/01/2019 11:59

Manchester United dëshiron ta transferojë Kalidou Koulibalyn nga Napoli.

Skuadra italiane ka caktuar çmimin e lojtarit, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë, përcjell lajmi.net.

Napoli është duke tentuar të arrij marrëveshje me Manchester United rreth mbrojtësit senegalez, por që marrëveshja mund të arrihet në fund të këtij sezoni.

Skuadra angleze e preferon kalimin e tij në këtë afat, por napolitanët nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet në këtë afat. /Lajmi.net/