Man Utd me super transferim nga rivali i Premierligës

Manchester United po e kërkon transferimin e një mesfushori për sezonin e ri.

Merkato

17/02/2019 17:49

Manchester United po tenton ta transferojë mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Mesfushori portugez ishte edhe më parë në radarin e ‘Djajve të Kuq’, por që nuk e ofruan shumën e kërkuan nga rivali i Premierligës, përcjell lajmi.net.

Wolves kërkon 40 milionë euro nga shitja e Neves, andaj Manchester United duhet ta ofrojë atë shumë për t’i marrë shërbimet e portugezit.

Mesfushori shënoi golin e fitores në FA Cup ndaj Liverpoolit, duke i eliminuar këta të fundit. /Lajmi.net/