Man Utd me reagim zyrtar për Zlatan Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet nga lëndimi para përfundimit të këtij viti.

Sport

20/10/2017 16:11

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Huddersfield Town në udhëtim.

Suedezi 35 vjeçar është jashtë fushave që nga muaji prill, pas një lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen kundër Anderlechtit në Ligën e Evropës.

Ish sulmuesi i Interit, PSG-së, Barcelonës, Milanit e Juventusit, ditëve të fundit është rikthyer në intensitet më të madh në stërvitje, për të qenë gati para mbylljes së këtij viti.

“Zlatan do të rikthehet. Ai po punon këtu dhe çdo gjë e kemi nën kontroll”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk është duke u rikthyer javën tjetër apo në javët e ardhshme. T’ia lëmë kohën atij dhe kur ai të ndihet gati për këtë gjë”.

“A besoj se ai do të rikthehet në vitin 2017? Po besoj”, ka shtuar ai./Lajmi.net/